Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Joseph Borrell, ka reaguar për sulmin e tmerrshëm në Gllogjan të Deçanit ku si pasojë humbën jetën tre persona.
Borell përmes postimi në ‘twitter’, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka kërkuar që përgjegjësit të sillen sa më parë para drejtësisë, shkruan arbresh.info
“I shokuar nga sulmi në Gllogjan të Deçanit. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borrell.
Horrified by the terrible attack in Gjakovë. My heart goes to the victims & their families. Those responsible must be found and brought to justice for this heinous crime.
I stand with all Kosovars in these painful moments. We will continue working for reconciliation in the WBs.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 27, 2021
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re