Një djalë trevjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Sieg të Gjermanisë, raporton RTL.
Ndërsa, mediumi lokal “Peja në Fokus”, raporton se fëmija është me prejardhje nga Peja.
RTL shkruan se fëmija kishte qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë të kopshtit nën mbikëqyrje në Siegen të martën (17 mars), kur kujdestarët vunë re se djali ishte zhdukur, ata filluan një kërkim.
Pak kohë më vonë, ai u gjet në Sieg, ekipet e ndihmës së shpejtë e nxorën fëmijën nga uji dhe kur u dërgua në spital ndodhej në gjendje kritike.
Të hënën (23 mars), policia njoftoi se fëmija kishte vdekur pasdite.
Hetimi për këtë rast është duke vazhduar.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...