Kryetari i degës se PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reagur përmes rrjetit social Facebook, duke thënë se emërtimi i Nora Kelmendit në postin e drejtoreshës për Gjeodezi dhe Kadastrës në komunë të Prizrenit është i gabuar.
Totaj përzgjedhjen e Kelemendit e ka quajtur si “mungesë performancë të kryetarit Haskuka”.
“Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e paska emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë.
Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveq kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit” u shpreh Totaj, transmeton Klan Kosova.
”Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shumë më tepër se kaq”, përfundon kryetari ne postimin e tij.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...