Myslimanët sot në Kosovë dhe në gjithë botën kremtuan Kurban Bajramin, festë kjo e cila njihet me faljen e namazit dhe therjen e kurbanit. Këto rite fetare u kryen edhe nga shumë qytetarë në Prishtinë.
Pas namazit të Bajramit, në tregun e kafshëve në kryeqytet u therën shumë bagëti për kurban, por jo në kushte adekuate. Edhe pse kjo thertore nuk ka licencë dhe nuk e plotëson as një kusht të vetëm, shumë qytetarë në mungesë të thertoreve të licencuara në këtë rrethinë, gjetën këtë vend për ta therur kurbanin dhe kryer ritin fetar.
Edhe pse institucionet përkatëse një ditë më parë ftuan qytetarët që të kenë kujdes me rastin kryerjes së ritit të therjeve të bagëtisë, në tregun kafshëve “Haxhi Baci” që gjendet në kilometrin e katërt në rrugën Prishtinë-Podujevë nuk u ndal një veprim i tillë nga inspektorët e komunës së Prishtinës e as ata të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Qytetari nga Prishtina, Ali Krasniqi, sot u shpreh i lumtur që po e kryen një obligim fetar për therjen kurbanit, por nuk ishte aspak i kënaqur me kushtet ku u ther bagëtia e tij e blerë 100 euro në treg për kurban.
Sipas tij, këtu po mungon pastërtia dhe veterinarët që mund ta bëjnë kontrollimin e bagëtive. Krasniqi u shpreh se kjo thertore është në mënyrën më të thjesht dhe më barbare.
Qytetari tjetër në moshë, Habit Mjeku tregoi se në tregun e kafshëve kishte blerë një kurban në vlerë 135 euro, dhe në mungesë të një vendi të përshtatshëm kishte vendosur sikur edhe herëve të tjera ta therë bagëtinë në thertoren e tregut të kafshëve. Ndonëse u shpreh i gëzuar se kishe bërë nijet me ther kurban për Zotin.

Ai për thertoren jo adekuate që gjendet brenda tregut “Haxhi Baci” theksoi se ka dëgjuar se komuna ka lejuar dhe kanë të drejtë të therin kurbanin.
Kurse, zyrtarë të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i kanë thënë KosovaPress-it, se në tërë Kosovën janë vetëm dy thertore të licencuara, njëra në Prizren dhe tjetra në Krajkovë të Drenasit.
Therja e kurbaneve duhet të bëhet në vendet adekuate, sepse në të kundërtën rrezikohet shëndeti i atyre që konsumojnë produktet që nxirren nga kafsha e therur.
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar me makinë dhe u larguan n...
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...