Themelorja në Gjilan liron nga akuza pesë zyrtarë komunal

09:43 | 16 Dhjetor 2016
M. A.

Gjykata Themelore në Gjilan ka  liruar nga akuza për keqpërdorimi të  pozitës ose autoritetit zyrtar,  katër zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit.

IndeksOnline mëson se të pandehurit janë Baki Azemi, Shkëndije Mahmuti, Merita Canaj dhe Valon Shefkiu, të cilëve u është aprovuar ankesa dhe të njëjtit  gjykata i ka  liruar të  nga akuza  e Prokurorisë Themelore në Gjilan për keqpërdorime.

Sipas njoftimit të gjykatës, kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

“Në arsyetimin e vendimit thuhet se zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, kanë ndërmarr të gjitha veprimet e tyre, duke dal në terren dhe duke nxjerrë aktvendimet për rrënimin e objekteve pa leje, mirëpo kompetencë për rrënimin e objekteve është ekzekutuesi, i cili ka për obligim të bëjë përgatitjen e procedurës për ekzekutimin e vendimeve të Drejtorisë së Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Shpërndaje në rrjete sociale