Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vonuar në emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së dhe kështu ky institucion tashmë është pa mandat. Përbërja e re e KQZ-së duhet ta reflektojë fuqinë e grupeve parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit, megjithatë Thaçi ka kërkuar nga Kuvendi që ta informojë atë lidhur me grupet parlamentare, raporton Gazeta ”Zëri”
60 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të bëhej me përbërje të re, por pasi vendi po hynte në zgjedhje lokale presidenti Hashim Thaçi ia ka vazhduar mandatin asaj përbërjeje.
Megjithatë, që nga java e kaluar anëtarët e KQZ-së janë pa mandat. Përgjegjës për këtë është presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili deri më tani nuk u ka kërkuar partive politike që t’i japin emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ-së.
Sipas Kushtetutës përbërja e KQZ-së duhet ta reflektojë rezultatin zgjedhjeve, pra në bazë të fuqisë që kanë grupet parlamentare në Kuvend.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve lëviza “Vetëvendosje” duhet t’i ketë dy përfaqësues në KQZ.
Nga dy përfaqësues duhet t’i kenë edhe LDK-ja dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), kurse pakicat do t’i kenë 4 përfaqësues.
Megjithatë i pari i shtetit Hashim Thaçi i është drejtuar Kuvendit të Kosovës për ta informuar atë rreth grupeve parlamentare.
Dërgimin e një shkrese të tillë e ka konfirmuar për “Zërin” sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi, por që nuk ka folur për përmbajtjen e kësaj shkrese./zëri.info/
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes