Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën në luftën kundër terrorizmit është impresionues.
Sipas tij, ky është një vlerësim i merituar sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet kudo në botë.
“Kosova ka dëshmuar zotësi dhe aftësi. Vajzat dhe djemtë e saj kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Rajon. Vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër teorizimit në rajon është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se Kosova do të dëshmojë edhe në të ardhmen se do të jetë e pakomporimis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla./Lajmi.net/
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...