Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka mohuar të jetë publikuar një draft ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një arritje të marrëveshjes përfundimtare në Berlin.
“Me ne s’ka folur ende askush. Nuk një draft e as një dokument paraprakisht por ajo që është me rëndësi është se Kosova i ka qëndrimet dhe qëllimin e vet”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se nuk ka dialog e as negociata pa SHBA-të.
“Kosova është vend i pavarur, sovran. Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, të gjithë me Kosovën”, tha ai. “Unë e theksoj se nuk ka dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vend i pavarur dhe sovran”, tha ai.
Ndërsa dyshja janë pyetur nëse kanë koordinuar qëndrimet e tyre për në Samitin e Berlinit, ku Haradinaj duke qeshur tha se po janë koordinuar, transmeton gazeta express.
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...
Maqedonci dhe Vengu vizitojnë forcat shqiptare dhe kosovare ...
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...