Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë ftesë të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile për të punuar bashkë për të përmbyllur procesin e bisedimeve.
Këto deklarata i bëri ai në një konferencë për media të thirrur në presidencë, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata, por edhe ka sfidat me të cilat po përballet shteti.
“Të punojmë të gjithë dhe të përmbyllim këtë proces dhe të normalizojmë marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe kjo do të hapte perspektiven për Kosovën, por edhe për Serbinë. Ne së bashku me partnerët arritëm në këtë fazë ku jemi dhe jemi njohur nga 116 shtete të botës dhe jemi anëtarësuar në shumë organizatat por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse po ballafaqohemi edhe me shumë sfida. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se stabiliteti i plotë i Kosovës është i lidhur me anëtarësimin në OKB ,NATO dhe në institucione tjera. Kosova do të jetë shtet i qëndrueshëm vetëm kur të jetë anëtare e OKB, NAOT-s e të tjerave. Duhet të jemi të vetëdijshëm se këto qëllime nuk mund t’i arrijmë pa ndërtuar një fqinjësi të mirë me të gjithë, e edhe me Serbinë e që nënkupton me arritje të marrëveshjes apo njohje reciproke”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...