Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA, ka takuar edhe ish-senatorin republikan, Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”.
Takimin me ish-senatorin amerikan e ka bërë të ditur Thaçi përmes njoftimi në Facebook.
“Ish-senatorin DeMint e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike dhe e njoftova për reformat e ndërmarra në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit. “Heritage Fundation” do të jetë në mbështetje të Kosovës, sidomos në sektorin e energjisë dhe në fusha të tjera, duke ushtruar ndikimin e vet te administrata e re amerikane”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Sipas tij, Kosova është e bekuar me miqtë e saj amerikanë.



“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves