Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delawie të SHBA-së, ambasadorin O’Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.
Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor.
“Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve”, thuhet në njoftim.
“Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.
Siç thuhet më tej, ai ka theksuar nevojën e një përfshirjeje sa më të gjerë të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave.
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich