Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka uruar presidentin Thaçi për festat e fundvitit.
“Afrimi i vitit të ri më jep mundësinë që të shpreh urimet më të sinqerta për paqe, prosperitet dhe lumturi për ju dhe vendin tuaj”, thuhet në urimin e presidentit Mattarella.
Urime për festat e fundvitit presidenti Thaçi ka pranuar edhe nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Por, edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Një urim për këtë fundvit, po ashtu, Thaçi e ka pranuar edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Pak ditë më parë, popullin e Kosovës e kanë uruar për festat e fundvitit edhe presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, si dhe nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...