Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, gjatë ditës ka vizituar familjen Pacolli për t’iu shprehur ngushëllime për vdekjen e xhaxhait të Behgjet Pacollit, Haxhi Ruhan Pacolli.
“Sot isha në familjen Pacolli për të shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për vdekjen e plakut të urtë, njeriut solidar dhe humanist- haxhi Ruhan Pacolli. Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje tek familja, tek të afërmit dhe miqtë e tij. Lutem që shpirti i tij i mirë të prehet i qetë në botën e amshuar. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...