Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e të pagjeturve ka thënë se në asnjë kohë nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë.
“Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët, që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve të drejtësisë lokale dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai me tej thotë se heshtja e ndërkombëtareve është njëfarë lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë.
“Sot shënuam Ditën e të Pagjeturve, ditën e dhimbjes, vuajtjes dhe pikëllimit për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ka vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë, ku mbi 1300 ishin fëmijë, si dhe ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve. Ushtria dhe policia serbe i kanë kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile shqiptare, i kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe i kanë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre rreth 1 milion shqiptarë.
Ky gjenocid i shtetit të Serbisë ende nuk është ndëshkuar as nga drejtësia lokale dhe as nga ajo ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare është njëfarë lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë, por në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që shteti i Serbisë e ka kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët, që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve të drejtësisë lokale dhe ndërkombëtare. HTH “, shkruan presidenti Thaçi në Facebook./arbresh.info/
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...
Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës...
PDK mban konferencë për media
Irani mohon deklaratën e Trump për zhvillimin e negociatave
Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plago...