Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.
Me ftesë të presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidenti Thaçi, së bashku me krerët e shteteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, do të jetë pjesë e një takimi të përbashkët.
Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në aktivitetin me temën “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së”.
Ai po ashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me personalitete të ndryshme të jetës publike dhe politike në Evropë.
Forumi Alpbach në Austri është ndër institucionet më prestigjioze që mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...