Thaçi: Edhe Behgjet Pacolli po lobon për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

19:23 | 6 Nëntor 2015
M. A.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se po lobon bashkë me kreun e AKR’së Behgjet Pacollin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Ndërkohë në Paris, bashkë me Thaçin shihet edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa.

Thaçi ka shkruar se ka takuar dhjetëra delegacione në Paris.

“Edhe një ditë e ngjeshur, duke u koordinuar dhe lobuar për anëtarësimin tonë në UNESCO. U takuam me dhjetëra delegacione nga mbarë bota dhe morëm shumë konfirmime për votim pozitiv në ditën vendimtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s.

Falënderoj edhe ish-presidentin Pacolli, i cili është bërë pjesë aktive e fushatës sonë lobuese ‪#‎KosovoinUNESCO”

Ndërkohë ai ka shkruar se anëtarësimi në UNESCO është i vështirë.

“DO të jetë vështirë. E kemi shumicën e madhe por nevojitet edhe përkrahja absolute për anëtarësim” ka shkruar ai.

Ai la bërë të ditur se ka takuar përfaqësues të Organizatës së Konferencës Islamike dhe se ka falënderuar Sekretarin e përgjithsëm të OKI në Xheda për ndihmë.

Ai ka bërë të ditur se për lobim janë angazhuar shumë” ambasadorë, artistë, shkencëtarë, profesorë nga katër anët e botës. Fushata jonë për UNESCO ka përfshirë edhe shumë të rinj”.

Shpërndaje në rrjete sociale