Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur në Gjermani ku do të zhvillojë disa takime të rëndësishme.
Presidenti Thaçi pritet të mbajë një ligjëratë në institucionin prestigjioz të politikës së jashtme, duke reflektuar për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Këshilli Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare me seli në Berlin.
Ai paraprakisht është takuar me drejtorin e këtij Këshillit si dhe Ambasadorin gjerman, Wolfgant Ischinger.
Thaçi me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel ka udhëtuar për në Berlin në këtë vizitë zyrtare ku pritet të bisedohet për tema të ndryshme të interesit të përbashkët të dy shteteve. Gjithashtu do të diskutohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK