Besimtarët e fesë e Islame i përdorin gjatë lutjeve, derisa përmendin emrat e Zotit.
Tespihët, shpesh bëhen nga rruza prej druri ose plastike, por gjithashtu nga fara ulliri, fildish, perla dhe gurë gjysëm të çmuar si karnelia, oniksi dhe qelibari.
Tespihët, tashmë janë kthyer edhe si shenjë për dërgimin e dhuratave me rastin e ndonjë gëzimi tek myslimanët.
Muaj i Ramazanit është një shkas më shumë që në këtë dyqan besimtarët marrin tespih për t’ju dhuruar familjarëve thotë Teuta Bajrami për arbresh.info.
“Po tash për të gjithë myslimanet është një muaj që marrin dhurata të ndryshme për familjaret. Si popull mysliman ditëlindjet nuk i festojnë, por zakonisht në kohën e Ramazanit ose për ndonjë shkas tjetër e tespih janë ato dhurata që po përdoren. Zakonisht ndodh edhe prej atyre që vinë i shohin edhe thonë pi marrim me ja ba dhurata dikujt në familje”.
E për të gjithë ata që janë simpatizues të këtyre aksesorëve fetarë, janë disa lloj të tespiheve që mund t’i gjejnë në vendin tonë.
Madje ka dhe tespihe digjitale.
“Ka të ndryshme. Kemi tespihe me kristal, kemi prej hekurit, kemi edhe tespihe që zgjaten kemi edhe digjital. Vendoset në gishte dhe 33 herë e shtyp”.
Duke shpjeguar për prejardhjen e tyre, Bajrami tregon se cilat tespihe janë më të preferuarat nga blerësit.
“Ka edhe vendor që krijojnë, por ne shumicën i kemi prej Maqedonisë, Turqisë edhe Arabisë”.
Aktualisht në mbarë botën, besimtarët e fesë Islame janë duke mbajtur muajin e shenjtë të Ramazanit.
Për orë të tërë ata kalojnë duke u lutur e falur, derisa qëndrojnë larg ushqimit, pijeve e gjërave të tjera./arbresh.info/
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...
Trofe me Napolin, suksese me Kosovën – Viti më i mirë ...
Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali: Shqi...