Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zyrtaren për çështje politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Brooke Young.
BIK njofton se gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e lirive fetare dhe angazhimin e Bashkësisë Islame në avancimin e të drejtave dhe lirive fetare në Kosovë, transmeton Arbresh.info.
Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i harmonisë fetare, ku besimtarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe dhe respekt.
Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e lirive fetare dhe respektimin e diversitetit, duke kontribuuar kështu në forcimin e paqes dhe stabilitetit në vend.
“Nga ana e saj, Brooke Young, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe angazhimin e saj për t’i ruajtur dhe forcuar liritë fetare, duke theksuar faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Kosovës për të promovuar tolerancën fetare dhe të drejtat e njeriut. Ajo me këtë rast theksoi rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimin për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...