Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi gjithë qytetarët, duke thënë se kjo festë shfaq mëshirën e Allahut për besimtarët, e cila determinohen vlerat më fisnike dhe më madhore për secilin individ.
Vlerat e mirëfillta të Kurban Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanitetit, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.
Tërnava në një konferencë për media bëri thirrje që qytetarët të jenë më mëshirues e bujarë, dhe të ndihmojnë skmanorët sa më shumë.
“Edhe unë sot, në natën e festës së Kurban Bajramit, si myfti i vendit, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë dhe më solidarë, më mëshirues e bujarë, që të ndihmohen skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës të jetë e begatë. Allahu thotë se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ne do t’i vendosim në xhenet, ku rrjedhin lumenj e do të jenë përgjithmonë”, tha Tërnava.
Tërnava po ashtu tha se duhet të kemi kujdes nga përçarja sepse ajo na dobëson.
“Allahu thotë mos u përçani mes vete se do të dobësoheni e humbni fuqinë tuaj. Duke pasur parasysh që Kurani është shpjeguesi më i mirë i universit, është qelësi dhe thesari i mirësive të krijuesit, është drita dhe harta e drejt orientuese, shpjeguese dhe komentues i së vërtetës, udhëzues i botës kah humanizmi, kërkoj nga ju që këto vlera t’i mishëroni në shpirtin tuaj, të largoni nga vetja familja dhe shoqëria çdo gjë që shkon në dëm të ardhmërisë së vendit, fëmijëve tanë, duke humbur edhe dinjitetin pse u krijuam. Të nderuar qytetarë të Kosovës, më lejoni që edhe një herë si Myfti i Republikës të ua uroj Kurban Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave, brenda dhe jashtë trojeve tona, kudo që gjenden nëpër botë”, shtoi Tërnava.
Tërnava bashkëngjiti lutjet e tij për falje e mëshirë bashkë me miliona haxhinj, të cilët kanë shkuar në Haxh, të luten për mëshirë e falje. Sipas Tërnavës, këto janë udhëzime hyjnore që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës së tij
Basha për Dacin: Punoi pa u ndalur për interesat e popullit ...
Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme...
Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijet...
Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të kl...
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...