Tërmet në Greqi

19:28 | 11 Tetor 2016
M. A.

Një tërmet është regjistruar në afërsi të qytetit Nafpaktos në Greqinë perëndimore, bëjnë të ditur mediat greke.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua në tre kilometra në perëndim të qytetit dhe 174 kilometra në veriperëndim nga Athina.

Sipas Qendrës sizmologjike evropiane, tërmeti ka qenë me intensitet prej 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë në 18 kilometra në veri të qytetit Patra.

Nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material.

Shpërndaje në rrjete sociale