Tërheqja e 30%’shit| TRUST-i i gatshëm të implementojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi

14:09 | 30 Mars 2022
A Z

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur sot mbledhje.

Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional në këtë komision thotë se kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të investimeve që pësuan rënie në muajin shkurt, për shkak të krizës botërore ekonomike si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas tij, në muajin shkurt investimet ndërkombëtare pësuan rënie prej rreth 90 milionë euro në investimet e Trustit, kthimi i investimeve ka ulur humbjet në rreth 55 milionë euro.

Për propozimin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për qytetarët, nga 30 % sa është propozuar nga PDK-ja , si iniciativë për tejkalim të krizës me çmimet e larta, ata kanë thënë se janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që sjell Kuvendi, por kanë vlerësuar se ky duhet të jetë vetëm hapi i fundit që duhet të shqyrtohet si mekanizëm për situata emergjente./arbresh.info/