Një tentim vrasje ka ndodhur të enjten në Prishtinë, ku tre persona ishin sulmuar në një lokal nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me të cilët më parë kishin pasur një problem.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në Prishtinë.
“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se brenda në një lokal ishin sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me të cilët më parë kishin pasur një problem”, thuhet në raport.
Si pasojë e rastit dy viktimave të rastit iu ka ofruar tretmani mjekësor, ndërsa janë arrestuar të dyshuarit meshkuj kosovarë.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë për të cilën posedonte leje dhe një pistoletë plastike (lodër).Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar./arbresh.info/
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...
Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë p...