Dy persona kanë raportuar në polici mbrëmë se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Sfeqël të Podujevës.
Më tej, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një predhë, shkruan Arbresh.info.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti.”, bëhet e ditur në raport.
Ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /VRASJE NË TENTATIVË Fsh. Sfeqel, Podujevë 18.02.2024 – 21:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një predhë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...