Një person ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Ferizaj në duke qëlluar murin, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht kishte një mosmarrëveshje me ankuesin ndërsa pas shtënies me armë është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info
Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.
“Ferizaj / 25.02.2024 – 04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur. Lidhur me rastin jane duke u zhvilluar hetime intensive”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...