Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 12:20 në afërsi të stacionit të Policisë në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se njësitë policore janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po grumbullohen informacionet.
“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione,” ka thënë Rugova.
Ende nuk ka informacion nëse ka të lënduar nga këto të shtëna.
Deri më tani nuk raportohet as për të arrestuar./Arbresh.info
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten