Të mërkurën protesta në shtatë rajone të Kosovës për lirimin e Haradinajt

13:36 | 9 Janar 2017
M. A.

Gjatë ditës së mërkurë në shtatë qendra të mëdha të Kosovës do të mbahet një protestë për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt i cili u ndalua nga autoritete franceze.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie të cilën e ka konfirmuar për Indeksonline, edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë, është dhënë një mbështetje nga të gjitha strukturat e partisë në përkrahje të zotit Haradinaj dhe është vendosur që të mërkurën në ora 12:00 të mbahet protesta në shtatë regjione të Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren”, ka thënë Lekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale