Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të kryejnë një grabitje ndaj një automjeti për bartjen e parave në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit nuk kanë arritur ta realizojnë grabitjen.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë e armës së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se prokurori është informuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Tentim grabitje e armatosur në Breg te Diellit, cak furgoni që transportonte para
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit