Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën do të bëhen publike adoptimet e para të qenve endacakë.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se në këtë aktivitet i pranishëm do të jetë edhe kryetari Përparim Rama, shkruan Arbresh.info.
“Nesër, e hënë 28.08.2023, në ora 11:00, në fshatin Honrofc (koordinatat e vendit:42.598360,21.274188) do të bëhen publike adoptimet e para të qenëve endacak dhe kontrata për adoptimin e këtyre kafshëve. I pranishëm do të jetë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se komuna morri vendim që një adoptim subvencionohet me 50 euro në muaj, por qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro./Arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...