Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, nën drejtimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Kryesia vendosi që konform vendimit të seancës së kaluar, debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19 të mbahet të enjten, më 3 qershor, në orën 10:00, ndërsa pas përfundimit të tij të fillojë seanca e re.
Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të vijohet me shqyrtimin e propozimit për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.
Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet të premten prej ores 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe shqyrtoi çështje tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...