Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Kosovës, se sot është bërë furnizimi me targa të automjeteve.
Gjatë ditës së nesërme pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës të furnizohen me targa të rregullta.
“Ndërsa nga data 17 nëntor të gjithë qytetarët të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.”, thuhet në një njoftim të MPB-së.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vjet.
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...