Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion, aktivitet që po realizohet nga të burgosurit nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.
Në njoftimin e “Shërbimit Korrektues të Kosovës” thuhet se angazhimi i të burgosurve ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë.
Tutje theksohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.
“Plantacioni i mollëve, me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, ka një hapësirë të rëndësishme pune praktike, ku të burgosurit angazhohen rregullisht në procese të ndryshme bujqësore duke fituar edhe përvoja konkrete profesionale”, përfundon njoftimi i SHKK-së.
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...