Burgjet në Belgjikë janë të mbushur në limitet e tyre dhe mungojnë rreth 2000 vende. Qeveria belge po bën përpjekje të gjejë një zgjidhje dhe po ndjek shembullin e marrëveshjes Danimarkë-Kosovë.
Nisur nga mungesa vendeve në burgjet belge, qeveria në Bruksel do të strehojë disa të burgosur në burgjet e Kosovës. Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose të ndërtimit të një burgu në Kosovë për të vendosur atje personat e dënuar ose persona pa leje qendrimi në Belgjikë.
Kosova ka një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, si dhe ministrja e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, së fundi udhëtuan në Kosovë për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë.
Një ligj i ri për shkak të mungesës së vende në burgje
Burgjet e mbushura në limitet e kapaciteteve të tyre janë kthyer në problem për Belgjikën. Këtë verë hyri në fuqi një ligj i ri, në bazë të të cilit në aktgjykimet për dënimin me burg duhet të argumentohet me saktësi se përse është domosdoshmërisht i nevojshëm dënimi me burg. Në Belgjikë mungojnë aktualisht rreth 2000 vende në burgje.
Në vitin 2014 Belgjika u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve jodinjitoze në burgje dhe vazhdimisht pas kësaj ky vend është kritikuar nga Këshilli i Europës. Kosova dëshiron mbështetje nga Belgjika në rrugën e saj të afrimit me BE-në si një vend i mundshëm kandidat për antarësim, vë në dukje agjencia e lajmeve Belga./dw
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025