Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë te ardhsme fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojn të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Nga pasditja e së enjëtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtoj mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën