Takohen Jahjaga – Mustafa

15:21 | 19 Tetor 2015
M. A.

Takimi mes kryeministrit të vendit Isa Mustafa dhe presidentes Atifete Jahjaga do të mbahet sot në orën 16:00.

Ky takim ka ardhur pasi që kryeministri Mustafa ka marrë ftesë zyrtare nga presidentja Jahjaga, në kuadër të iniciativës së Presidentes, e cila do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve.

Takimi ishte paraparë të mbahej nesër mirëpo për shkak të agjendës së kryeministrit u caktua për sot pasdite.

Shpërndaje në rrjete sociale