Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas ardhjes në Prishtinë të pesëshes ndërkombëtare që takimin me kryeministrin Albin Kurti e kanë nisur që nga ora 10:00.
Hoti tha se sot është ditë e rëndësishme që bashkë me aleatët, të definohen hapat në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes Kosovës e Serbisë.
“Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, që ruan karakterin unitar të shtetit të Kosovës, që i adreson të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve një herë e përgjithmonë në mënyrë që dy vendet të rrugëtojnë drejt integrimit evropian.
Shpresoj që Qeveria dhe ekipi negociator kanë përgatitur planin e tyre dhe propozimet për emisarët për dialog që sot janë në Prishtinë”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social në “Facebook”.
Ish kryeministri i Kosovës gjithashtu ia dha edhe një këshillë tjetër qeverisë, duke i thënë që të koordinohet me aleatët dhe të mbahen në parimet që duhet respektuar në negocimin e marrëvehsjes.
“Mos bëni kompromis në qëllimet e dialogut, por gjeni modalitetet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes”, tha ai. /arbresh.info/
lexo edhe:
FIFA përgëzon FFK-në për punën në Statutin e ri
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për o...
Përfaqësuesi i UEFA-s: Statuti i ri i FFK-së është hartuar m...
VV reagon pas aksionit të LDK-së: Këta edhe në njoftime mort...
Tanket ruse hidhen në erë me Javelin nga ukrainasit
Çerneva: Sa herë që afrohen zgjedhjet përshkallëzohen tensio...