Anëtari i PDK’së Abelard Tahiri thotë se fitorja e Vetëvendosjes në Podujevë nuk nënkupton se kjo parti po rritet në nivel vendi. Ai thotë se Shpejtim Bulliqi i VV’së ka fituar në këtë komunë pasi qytetarët kanë dashur që nga pushteti të largojnë Agim Veliun.
“Dallon shumë gara lokale me zgjedhjet nacionale, e para. E dyta, në dy palë zgjedhjet e fundit më 2017 dhe 2019 ne në Podujevë nuk kemi shënuar një rezultat të mirë”, tha Tahiri në Pressing.
Deputeti i PDK’së ka pranuar se votues të kësaj partie votuan VV’në pasi e panë që vetëm në këtë mënyrë nga pushteti do të ikte Veliu i LDK’së
“Ne po e shohim si mundësi të artë me e çrrënjosë këtë klikë prej komune edhe pse e dinë që Bulliqi është një brum i tyre po të paktën me një ekip të re e cila do ta ndryshojë kursin e qeverisjes”, sqaroi ai.
“Pra njerëzit duke përfshirë edhe votues tanët, edhe të tyre, të gjithëve e kanë votu largimin e një strukture nga komuna. Nuk e kanë votuar ardhjen e z.Bulliqi si një ndryshim sepse ai ka qenë për dy mandate drejtor i Arsimit në komunë”, theksoi Tahiri.
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...