Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se takimi i sotëm nuk mund të sjellë marrëveshje finale.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se BE, NATO, ShBA janë të bindura që ka ardhur koha për marrëveshje finale, pasi sipas saj po shihet angazhimi i tyre maksimal këto ditë.
Postimi i plotë:
Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë. /arbresh.info/
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...