Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Aberlard Tahiri, ka reaguar pas publikimit të pjesës së tret të përgjimeve nga biseda mes deputetes Mimoza Kusari-Lila me Sllavko Simiq, ndërsa është përmendur edhe Tahiri në bisedë e sipër.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se Kusari-Lila ka gënjyer për të dhe se ai nuk ka orë në vlerë të 30 mijë eurove, shkruan Arbresh.info.
“Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove”, tha Tahiri.
“Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK