Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do të donte që sot në Kuvendin e Kosovës të flisnin për raketat “Javelin”, por që sipas tij ishin të detyruar të flisnin për mungesën e bukës për ushtarët.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri theksoi se kjo situatë është e papranueshme, përcjell Arbresh.info.
“Në prag të shënimit të përvjetorit të gjashtë të themelimit të ushtrisë, do të doja që sot në Kuvendin e Kosovës të flisnim për raketat “Javelin” të porositura që në vitin 2019 nga ministria e mbrojtjes, por fatkeqësisht jemi të detyruar të flasim për mungesën e bukës së ushtarëve tanë. Kjo situatë është e papranueshme aq më tepër që ministri aktual Maqedonci ka dezertuar nga ushtrimi i detyrës së tij më fisnike në kuadër të qeverisë”, shkroi Tahiri.
“Ushtria nuk e meriton një trajtim të tillë sepse është vlera përbashkuese e shoqërisë tonë dhe me të krenohemi të gjithë”, shtoi ai./Arbresh.info
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë