Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se roli i opozitës është për të kritikuar Qeverinë, por se kjo e fundit duhet të angazhohet më shumë dhe të ankohet më pak.
Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së është i gatshëm të ndihmojë Qeverinë, sidomos për çështjen e pandemisë.
“Ankesat vazhojnë me qenë të mëdha, angazhimi i qeverisë vazhdon me qenë shumë i vogël. Nëse krahasohemi me vendet e rajonit jemi më prapra sa i përket vaksinave apo ekonomisë dhe këtu s’po kërkojmë mrekulli për 80 ditë, por s’po shohim as angazhimin”.
Tahiri i ka kërkuar ministrit Hekuran Murati që t’i trajtojë njëjtë edhe votuesit e partive të tjera.
“Qytetarët duhet të shpresojnë prej teje. Trajtoj barabartë të gjithë votuesit, sepse edhe ata hanë bukë këtu në Kosovë. Po kërkoj prej anës tënde që të kesh angazhim më të madh. Po na kritikon, por s’po flet asgjë”./arbresh.info/
Zelensky emëron shefin e spiunazhit në krye të zyrës preside...
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...