Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i Sorosit

14:31 | 3 Nëntor 2021
A Z

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri i ka quajtur lojëra të rrezikshme, takimet e Aleksandar Soros me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditëve të fundit.

Tahiri shkruan se. Kosova duhet ta shpallë “non grata”, djalin e George Sorosit, i cili sipas saj ka punuar hapur për shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve./arbresh.info/

 

Të ngjashme