Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pas takimit me kryetarët e rinj të veriut, ka bërë thirrje për përmbajtje.
Pas takimit që pati me Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin, kryetarë të Zveçanit, respektivisht Zubin Potokut, Szunyog ka shkruar se kryetarët e rinj nuk duhet të bëjnë diçka që mund ta përshkallëzojë situatën.
Ai ndjeu keqardhje që në takim nuk shkuan kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi.
“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit Ilir Peci dhe Zubin Potokut Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Në takimin e thirrur sot nga ambasadori amerikan në zyret e BE-së, morën pjesë vetëm kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët vijnë nga PDK-ja, ndërsa në takim munguan ata të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, që të dy këta nga VV-ja.
Pas takimit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka shprehur shqetësimin e ShBA-ve për situatën e krijuar në veri, teksa ka thënë që kryetarët e rinj duhet të ushtrojnë funksionin e tyre, por jo në objektet komunale./Arbresh.info/
?Happy to host @USAmbKosovo and the newly elected mayors of Zvecan/Zveqan, Mr Ilir Peci, and Zubin Potok, Mr Izmir Zeqiri in our office today, with whom we discussed the current developments in northern ??Kosovo.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023
LEXO EDHE
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen