Kurti: Koha të qetësohet situata në veri

14:26 | 29 Maj 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e arritur mw 27 shkurt në Bruksel.

Ai sot njoftoi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter./Arbresh.info

Ndërkohë që sot, ambasadori amerikan ka nisur ditën me një takim me katër kryetarët e rinj të katër komunave në veri të vendit, dhe me një takim me Presidenten e vendit, pikërisht në lidhje me këtë temë.

Hovenier bëri thirrje për qetësim të situatës teksa theksoi se kryetarët e rinj duhet të qeverisin, por jo në objektet komunale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme