Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit në Mitrovicë të Veriut, u pyet nëse duhet të hapet për qarkullim të veturave ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, me atë të Mitrovicë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.
“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Tash, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”, tha ai.
Sveçla e ka mbrojtur aksionin e autoriteteve të Kosovës të ndërmarrë më gjatë së hënës (dje), kur u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veri.
“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, ka theksuar Sveçla, për REL.
Në vizitën e tij në urën e Ibrit, Sveçla shoqërohej nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...