Ministri i Panëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, me të cilin biseduan për fusha të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për fushën e sigurisë.
Me këtë rast Sveçla e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës në shumë etapa të shtet ndërtimit, ndërsa sa i përket sektorit të sigurisë ministri Sveçla theksoi se Mbretëria e Bashkuar është ndër partnerët strategjik, që vazhdon të mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë.
Në këtë takim, Sveçla theksoi se Institucionet e Kosovës janë dukë bërë përpjekje maksimale sa i përket luftimit të migracionit të pa rregull dhe për këtë, MPB ka ngritur trupa të veçantë që janë duke i ndjekur trendet më të fundit të migracionit, të cilët edhe janë duke marrë veprimet e nevojshme për të luftuar këtë dukuri.
Ndërsa sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, vlerësoi progresin që është duke u bërë në Kosovë dhe më këtë rast, ritheksoi se mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Britanisë për Republikën Kosovës, sa i përket përforcimit të mekanizmave të sigurisë.
Gjatë kësaj vizite u prezantua donacioni i Mbretërisë së Bashkuar, pajisje për Kontrollin dhe Menaxhimin e kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe pajisje për Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar./Arbresh.info/




Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...