Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në shtatë vjetorin e vdekjes së tij.
Sveçla tha se mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, ndërsa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen e përbashkët.
“Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari. Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët. Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme”, shkruan ministri.
Tutje, Sveçla shkruan se idealet e tij do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet e përditshme
“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin”, shkruan Sveçla./Arbresh.info/
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare