Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nuk pret një përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, pas protestës së banorëve serbë.
Sveçla u shpreh se protestat janë organizuar nga strukturat serbe dhe këmbëngul se vendimi për reciprocitetin me targat është i ligjshëm dhe i drejtë, e që sipas tij, cilido që e vë në diskutim këtë, do të vinte në dyshim sovranitetin e Kosovës.
“Ne nuk presim një përshkallëzim. Duket se nuk ka një energji të theksuar nga strukturat paralele për të përshkallëzuar situatën. Ne jemi të vendosur që ligjshmëria të zbatohet në këtë çështje, duke zbatuar ligjin t’iu shërbejmë edhe qytetarëve atje. Çfarë bën Serbia që prej çlirimit të Kosovës është që lufton shtetësinë e Kosovës. Çdo vendim i saj nuk është befasi për ne. Jemi të vendosur që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Jemi të gatshëm për marrëdhënie fqinjësore me të gjithë ata fqinjë të cilët janë konstruktivë në raportet e ndërsjella”, tha ai për A2CNN.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...