Sveçla i pakënaqur me precizitetin e deputetëve të VV-së në gjuajtjen me vezë

20:38 | 22 Shtator 2015
M. A.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me situatën e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Sveçla, ka ftuar komisionin disiplinor të Lëvizjes Vetëvendosje që të thërrasë para përgjegjësisë Grupin Parlamentar të VV-së, duke rekomanduar 1 muaj trajnim preciziteti në gjuajtjen me vezë.

Sipas tij, dështimi i deputetëve të VV-së në saktësi është i papranueshëm.

“I bëj thirrje komisionit disiplinor të LVV që të thërras para përgjegjësisë Grupin Parlamentar. Dënimi i rekomanduar: 1 muaj trajnim në gjuajtjen e saktë me vezë. Dështimi në saktësi i papranueshëm”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale