Supremja detyron Listën Serbe të paguaj gjobë, refuzon ankesën për anulim të rezultatit në Kllokot

12:20 | 5 Nëntor 2021
A Z

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Listës Serbe të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Lista Serbe u ankua për gjobën e shqiptuar prej tetë mijë e 100 eurosh pas akuzës për blerje votash në Kllokot gjatë zgjedhjeve lokale të tetorit.

Njoftimi i plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e datës 4 nëntor 2021 ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.725/2021, të datës 31.10.2021, duke e refuzuar atë si të pabazuar./arbresh.info/

Të ngjashme